Konfirmohet, Albin Kurti udhëton për vizitë zyrtare në SHBA – kjo është agjenda e tij

Kryeministri në detyrë i Republikës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kjo është konfirmuar sot edhe zyrtarisht nga Zyra për media e tij.

Sipas komunikatës, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në ShBA, ai do të takohet po ashtu me pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në komunikatë. /Klankosova.tv

Read Previous

Sveçla: Serbia përmes dronëve është duke shkelur hapësirën tonë ajrore

Read Next

Juventusi pritet të bëhet me president të ri