Xhandarë francezë zbarkojnë në Kosovë për të “mbështetur stabilitetin” në prag të zgjedhjeve lokale

Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se xhandarmeria kombëtare franceze po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) “për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”.

“Xhandarmëria kombëtare  është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë ”, shkroi ambasada.

“Si pjesë e EUROGENDFOR, ajo po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim, Ambasada franceze tha se “dëshmon angazhimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan”.

Read Previous

“S’ka evidencë të përfshirjes së Rusisë në inkursionin me dronë”

Read Next

Mbi 80 të vrarë në Gazë teksa ofensiva izraelite vazhdon të zgjerohet