Kurti: Ndërkombëtarët mos ta konsiderojnë Serbinë shtet normal

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri homazhe në nder të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në dyvjetorin e rënies së tij gjatë sulmit të grupeve terroriste serbe në Banjskë të Zveçanit. Në këtë përvjetor, Kurti foli për heroizmin e Bunjakut, duke theksuar se ai dha gjithçka për mbrojtjen e Kosovës.

Deklarata e plotë e Albin Kurtit:

“Ka mbrojtur qytetarët pa dallim duke e mirëmbajtur rendin publik dhe sundimin e ligjit të gjithë. Të bashkë ne jemi pjesë e familjes Bunjaku, sepse Afrim Bunjaku së përket Republikës së Kosovës. E theksoj guximin e dyfishtë, ai ia mësy i pari drejtë bllokadës Banjskë së Zveçanit, këtë e bëri si policë me përvojë, ishte polic 22 vjet prej të cilëve e 16 vjet rreshter tani e ka gradën heroi i Kosovës ku nuk mund t’ia marrë askush. Dua ta theksoj aspektin e guximit ai nuk lejojë që policët tjerë që ishin më të ri të saj t’ia mësyjnë bllokadës që ishte vendosur në rrugë nga kamionët nga grupi terrorist paramilitar të Serbisë të udhëhequr nga Radoiçiq nuk i la të rinjtë të vet sakrifikohet të vetëflijohet dhe vet mohohen para tij. I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe të udhëhequr nga Milan Radoiçiq dhe të financuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq, aktakuza përfshinë 45 persona këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, theksoi Kurti.

Read Previous

Kush është blerja më e rëndësishme e Man City viteve të fundit? Guardiola jep përgjigjen

Read Next

Kosova humb miliarda nga mospjesëmarrja e grave në tregun e punës