​Bislimi: Dialogu rinis në qershor, në Bruksel morëm vetëm informacione

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë po vazhdon debati mes anëtarëve të opozitës dhe zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se nuk është detyrë e emisarit Miroslav Lajçak që të informojë ekipin negociator. Bislimi tha se kjo është amatoreske. Duke iu referuar si ish-profesor, Shoshi tha se Bislimi nuk i kishte ligjëruar për dialog por për financa publike.

Deputetja Time Kadriaj tha se është “marre” që të thuhet se nuk janë gjetur dokumente në sirtarë e të shkohet në Bruksel për t’u informuar.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka kërkuar nga anëtarët e komisionit të mos flasin pa pasur informacione.

“Mos flisni pa asnjë informatë. Edhe në raportin e dorëzimit thuhet se këto i ka dorëzuar zotëri Hoti. Unë mendimet e mia i jap, jo të Lajçakut. Nëse doni me bo spektakël dilni jashtë boni spektakël”, ka shtuar ai.

Tutje, anëtari Xhavit Haliti ka thënë se nuk po dihet se cili është roli i Bislimit në këtë dialog, për çka ka kërkuar edhe të përgjigjet në pyetjet e tyre.

Ndërsa, Besnik Bislimi ka përsëritur se dialogu do të vazhdojë në pjesën e dytë të muajit qershor.

“Nuk ka pasur bisedime, ka pasur raportim të Lajcak për ecurinë e deritanishme. Nuk do të ketë takime dhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”, tha zëvendëskryeministri.

Ndërsa, anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka pyetur Bislimin nëse ka kompetenca të nënshkruajë në emër të Kosovës.

“A je nëpunës i kryeministrit, apo ke kompetenca të plota që të vendos dhe nënshkruash për Kosovën”, ka pyetur Haliti.

Read Previous

Mercedes planifikon shkëmbimin e pilotëve në mes të sezonit

Read Next

6 ushqimet që mbështesin rigjenerimin e qelizave