Osmani: Kosova synon anëtarësim në NATO

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në New York, u takua me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend, duke nënvizuar rolin kyç të Aleancës për sigurinë dhe stabilitetin.

Ajo po ashtu ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ecur drejt anëtarësimit në NATO, duke theksuar se ky hap përbën një objektiv strategjik për paqen dhe sigurinë afatgjatë të vendit dhe rajonit.

Read Previous

Kosova e treta në botë për siguri

Read Next

Ku ta furnizoni makinën tuaj me karburante që zgjasin më shumë?