Sot nis dëshminë një britanik në Gjykatën Speciale

Sot në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë.

Mbrojtja e ish-presidentit Thaçi këtë herë e ka thirrur një britanik që të dëshmojë, raporton Klankosova.tv.

Seanca në gjykatoren e Gjykatës Speciale nis nga ora 09:00. Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim./reporteri

Read Previous

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Read Next

Trump: Do të mbroj Poloninë dhe shtetet baltike nëse Rusia vazhdon të përshkallëzojë situatën