Lëvizja Vetëvendosje ka parashtruar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Siç bëhet e ditur nga kjo parti njëra është ushtruar ndaj kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, për deklaratën e tij se “duhet tërhequr zvarrë” Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tjetra ndaj subjektit politik Lista Serbe për ekspozimin e parullës “Për vëlla Milanin” gjatë tubimit hapës.
VV-ja ka konsideruar se në këto ankesa evidentohen shkelje serioze të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, të cilat cenojnë procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve.