Atletico Madridi shënoi fitoren e parë për këtë sezon

Pas dy barazimeve e një humbjeje, Atletico Madridi e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në La Liga. 

Atletico në kuadër të javës së katërt e mposhti Villarrealin me rezultatin 2:0. 

Ndeshja e së shtunës mbrëma u zhvillua në stadiumin “Metropolitano”. 

Pablo Barrios e shënoi golin e parë në minutën e nëntë. 

Realizatori i golit të dytë ishte Nicolas Gonzalez në minutën e 52-të. 

Për Villarrealin ishte disfata e parë pas dy fitoreve e një barazimi./koha.net

Read Previous

Inkursioni i dronëve rusë në Poloni

Read Next

Në Izrael, Netanyahu shihet si pengesë kryesore për kthimin e pengjeve