Mësimet në universitetin ku u vr;a Kirk do të rifillojnë javën tjetër

Mësimet në Universitetin e Luginës së Utah-ut, ku ndodhën të shtënat, do të rifillojnë të mërkurën e javës së ardhshme.

Universiteti më parë tha se do të mbetej i mbyllur të paktën deri të dielën, pasi Charlie Kirk u qëllua për vdekje në oborrin e kampusit të mërkurën.

Mesazhi nga presidentja e universitetit, Astrid Tuminez, tha gjithashtu se, si pjesë e një kthimi gradual, punonjësit do të kthehen të parët të hënën për t’u përgatitur për të mbështetur studentët dhe Shërbimet për Studentët do të jenë në dispozicion nga e marta. /Klankosova.tv 

Read Previous

Policia në veri: Nga 1 nëntori, makinat me targa të huaja mund të qëndrojnë vetëm tre muaj

Read Next

FIFA ripërpunon kalendarin ndërkombëtar me pushim të zgjatur për lojtarët