AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë thirrje që partitë politike, mediat dhe institucionet publike, përfshirë organet e rendit dhe sistemin gjyqësor, të garantojnë zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, të respektueshme dhe në përputhje me kornizën ligjore.
Në një komunikatë për media, organizata ndërkombëtare u kërkon subjekteve politike të shmangin retorikën që mund të prodhojë armiqësi, diskriminim apo dhunë, duke i ftuar ato të mbajnë një qasje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse gjatë fushatës.
Po ashtu, OSBE ka theksuar edhe rëndësinë e rolit të mediave në këtë proces, duke apeluar për raportim të bazuar në fakte dhe për respektim të standardeve profesionale e kodeve etike të gazetarisë.
Sipas njoftimit, një angazhim i tillë do të ishte në linjë me praktikat demokratike dhe do të siguronte që qytetarët e Kosovës të kenë qasje në informacion të balancuar, të saktë dhe të paanshëm, gjë që u mundëson marrjen e vendimeve të informuara dhe të përgjegjshme në zgjedhje.
“Kjo qasje do të ishte në përputhje me normat e vendosura demokratike dhe do të përforconte domosdoshmërinë e ofrimit të informacionit të paanshëm, të saktë dhe të balancuar, duke u mundësuar të gjithë njerëzve në Kosovë të bëjnë zgjedhje qytetare të informuara dhe të përgjegjshme”