Veseli sërish viziton babain në spital

Ish kryeparlamentari i vendit, Kadri Veseli, ka vizituar sot sërish babain e tij në repartin e neurologjisë të spitalit ‘Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë.

Ai ka qëndruar këtu rreth një orë, pastaj ka dalur nën masa të rrepta të sigurisë nga forca të Eulex-it, por edhe të policisë së Kosovës.

Veseli gjatë daljes ka përshëndetur me dorë të pranishmit e rastit të cilët sapo kuptuan për prezencën e tij, filluan të brohorasin ‘Kadri Veseli’ dhe ‘UÇK’.

Nuk dihet nëse Veseli do të vizitojë përsëri babain e tij ditët në vijim.

Read Previous

Brenda trenit luksoz të Josip Broz Titos

Read Next

Tri shenja në këmbë që mund të tregojnë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë yndyrore