Mjeku i Napolit sqaron lëndimin e Amir Rrahmanit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka marrë një lajm më inkurajues pas lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Mjeku kryesor i Napolit, Raffaele Canonico, ka dhënë detaje rreth gjendjes së mbrojtësit.

“Rrahmani e pësoi një lëndim të shkallës së ulët në bicepsin femoral. Ka filluar tashmë trajtimin rehabilitues”, deklaroi Canonico.

Sipas tij, periudha e rikuperimit për këtë lloj dëmtimi zakonisht zgjat nga dy deri në dymbëdhjetë javë, por për kapitenin e Kosovës situata paraqitet më e lehtë.

“Ky është një lëndim i lehtë, ndaj mendoj se do të mungojë vetëm për disa ndeshje”, shtoi ai.

Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha në humbjen e Kosovës 4:0 ndaj Zvicrës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, por lajmet e fundit japin shpresë për një rikthim më të shpejtë në fushë.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Charlie Kirk, njeriu që sfidoi liberalët deri ditën që u vra

Read Next

A zgjoheni shpesh të djersitur? Ja arsyet e kësaj gjendjeje