Sulmohet dhe kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Sot në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova-Baçi.

Sulmi është kryer nga një ish-punonjëse e qerdhës “Ganimete Terbeshi”, e cila edhe më herët disa herë ka qenë e arrestuar për sulme ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi. Autorja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.

Në një prononcim për TV Syri, drejtoresha Kumnova-Baçi ka deklaruar:

“Tash e sa kohë e kam të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik, pasi personi në fjalë më ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private.”

Ajo ka bërë thirrje ndaj institucioneve kompetente që të ndërmarrin veprimet e duhura:

“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që, përmes vendimeve të merituara gjyqësore, të më mundësojnë ushtrimin e lirë të funksionit si zyrtare publike dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time.”

Read Previous

Çfarë është Pilatesi/ Përfitimet e jashtëzakonshme për trupin dhe mendjen

Read Next

Parashikimi i motit për sot