Kosova shkëlqeu në kualifikueset për Botërorin 2026, duke mundur Suedinë 2:0 në Prishtinë.
Golat u shënuan nga Elvis Rexhbeçaj (26’) dhe Vedat Muriqi (42’).
Me mungesa si Rrahmani, Rashica dhe Zhegrova, Kosova tregoi karakter dhe siguroi një fitore historike, duke u renditur e dyta në grup pas Zvicrës.
Ndeshja e radhës është më 10 tetor ndaj Sllovenisë.