Spanja “shkatërron” Turqinë në Konya

Spanja ka shënuar fitore shumë të thellë kundër Turqisë të dielën mbrëma. Ndeshjen e luajtur në Konya të Turqisë, Spanja e fitoi 6:0.

Në këtë ndeshje te spanjollët shkëlqeu, Mikel Merino. Ai shënoi tri gola në fitoren shumë të thellë të Spanjës. Realizoi në minutën e 22-të, 45-të dhe 57-të. 

Pedri po ashtu shkëlqeu me dy gola. Shënoi në minutën e 6-të dhe 62-të, kurse Ferran Torres në minutën e 53-të shënoi golin tjetër për shkëlqimin e spanjollëve.

Për Spanjën është fitorja e dytë në Grupin E. Ka realizuar nëntë gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Turqia mbetet me një fitore nga dy ndeshje./koha.net/

Read Previous

SHBA: Rusia tregoi se nuk dëshiron t’i japë fund luftës në mënyrë diplomatike

Read Next

Gjermania humbet vendin e parë