Ajsbergu më i madh në botë po shpërbëhet me shpejtësi

Një ajsberg gjigant që u shkëput nga Antarktida 39 vjet më parë, në atë moment më i madhi në botë, po shkrihet në ujëra më të ngrohta, sipas shkencëtarëve.

Në fillim të vitit, ky kolos akulli, i quajtur ”A23a”, peshonte gati një trilion ton dhe mbulonte gati 4 000 km², 50% më i madh se sipërfaqja e Luksemburgut.

Por, ndërsa lëvizte drejt veriut, drejt rajoneve më të ngrohta të oqeanit Jugor, pjesë të mëdha të tij u shkëputën.

Madhësia e tij aktuale është 1 770 km², me një gjerësi deri në 60 kilometrash.

“Do të thoja se po i afrohet vërtet fundit të tij (…) Thjesht po kalbet nga rrënjët. Uji është shumë i nxehtë që të mbijetojë. Po shkrihet vazhdimisht”, tha Andrew Meijers, një oqeanograf i Shoqatës Britanike të Antarktidës.

“Pres që kjo të vazhdojë në javët në vijim dhe parashikoj se do të bëhet i padallueshëm brenda pak javësh”, shtoi ai.

”A23a” u nda nga kontinenti në vitin 1986 përpara se të ngecë në detin Weddell, ku mbeti i ankoruar në fundin e oqeanit për më shumë se tre dekada.

Në vitin 2020, u ”nis” përsëri, i mbartur si ajsbergë të tjerë nga rryma e fuqishme circumpolare antarktike. /ATSH-AFP/

Read Previous

“Po dëmtojnë procesin arsimor”, SBASHK-u kritikon vonesat në formimin e institucioneve

Read Next

Kryeministri polak: Do të reagojmë në rast të shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia