Osmani: Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë

Në 9 vjetorin e shenjtërimit të “Nënë Terezës”, presidentja e Shtetit, Vjosa Osmani tha se Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi.

Osmani, tutje shkroi se rrugëtimi i Nënë Terezës i frymëzoi miliona njerëz, e trashëgimia e saj është thirrje për secilin për të dhuruar dashuri e shpresë dhe për të ndërtuar një botë më të drejtë e paqësore.

“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi. Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, shkroi presidentja duke kujtuar Nënë Terezën në 9 vjetorin e shenjtërimit të saj. /RTKlive

Read Previous

​Rama i drejtohet Kushtetueses: Ministria e Financave po bllokon 35 milionë euro të kryeqytetit

Read Next

Spanja premton garanci për sigurinë e Ukrainës, pas arritjes së paqes