Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Përpara se të fillojnë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës të premten në mbrëmje me ndeshjen e fortë kundër Kosovës, trajneri i Zvicrës Murat Yakin ka folur në një konferencë për media ku ka analizuar ballafaqimin e ditës së premte.
Ai ka thënë se tashmë nuk do të ketë duele vëllazërore me Kosovën pasi ato do të shihen vetëm nga karakteri kualifikues.
“E dimë çfarë të presim. Ekipet janë zhvilluar. E kuptuam këtë në ndeshjet që pamë. E shohim si një duel kualifikues. Nuk ka më një duel vëllazëror.”, ka thënë Yakin.
Yakin thekson gjithashtu rëndësinë e një fillimi të mirë. Ndërsa ndeshja kundër Kosovës është një “ndeshje në shtëpi”, ai parashikon që raporti i tifozëve nesër do të jetë disi “50:50”. /KosovaPress/