Dogana parandalon hyrjen e 7500 produkteve të falsifikuara në Kosovë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar hyrjen e 7 mijë e 500 produkteve të falsifikuara, gjatë një kontrolli të një ngarkese të paraqitur për import përmes Portit të Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur dogana përmes një komunikate për media.

“Gjatë ekzaminimit, janë identifikuar gjithsej 7500 copë mallra me shenja të një marke të njohur tregtare, të përfshira në këto kategori: Mbushës telefoni – 1 mijë e 250 copë, koka mbushës telefoni – 5 mijë e 750 copë, kufje dhe dëgjues me bluetooth – 500 copë”, thuhet në komunikatë.

Ky institucion ka sqaruar se mallrat kanë përmbajtur dy paketimë, ku në paktimin e jashtëm brendi i produktit nuk ishte i cekur derisa pas hapjes është identifikuar se paketimi përmbante brende të falsifikuara.

Dogana ka shtuar se mbesin të përkushtuar në mbrojtjen e tregut dhe konsumatorëve nga mallrat e falsifikuara dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në përputhje me kompetencat e saj. /Albanianpost.com

Read Previous

Apeli i Speciales e lë në paraburgim Isni Kilajn

Read Next

​Çmimi i arit rrin nivel rekord ndërsa investitorët kërkojnë siguri