Basha arsyeton konstituimin e Kuvendit me katër nënkryetarë: E kemi kuorumin

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se meqë Kuvendi ka kryetarin dhe katër nënkryetarët, ka kuorum për të vazhduar punën.

Sipas tij, të gjithë anëtarët e Listës Serbe janë vënë në votim dhe asnjë si ka marrë votat.

“Unë si kryetar është dashur ose t’i ndalojë punimet ose të vazhdojë punën. Unë kam vlerësuar që Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. Unë kam përgjegjësi ta funksionalizojë Kuvendin”, ka thënë ai.

Basha ka thënë se ka pasur takim njoftues me presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka theksuar se ka njoftuar atë lidhur me seancën konstituive.

Sipas tij, në mbledhjen e Kryesisë nuk kanë marrë pjesë Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala.

Basha ka deklaruar se në mungesë kuorumi ajo nuk është mbajtur.

Read Previous

Basha kërkon falje për artikullin rreth UÇK-së: Kam kërkuar të largohet emri im nga punimi

Read Next

VV-ja bëhet gati për ta çuar emrin e Kurtit si mandatar te presidentja