Sveçla: Është detyrë jetike që Lista Serbe të mbetet jashtë Kryesisë

Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se është detyrë jetike që Lista Serbe të mbetet jashtë Kryesisë së Kuvendi.

Sveçla ka shpërndarë në Facebook, se ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmin ndaj Kushtetushmërisë, institucioneve të Republikës.

“Meqenëse ky subjekt ka qenë i përfshirë aktivisht në sulmin ndaj Kushtetushmërisë, institucioneve të Republikës, KFOR-it, misioneve të huaja, gazetarëve e qytetarëve, është detyrë jetike që ky subjekt të mbetet jashtë Kryesisë”, ka pohuar ai.

Vazhdimi i seancës konstituive pritet të vazhdojë pas pak, ku pritet të zgjedhet nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb. /Telegrafi/

Read Previous

Si ndikon mbajtja e një ditari në shëndetin tonë mendor dhe emocional

Read Next

J.D. Vance: Nëse i ndodh diçka Trumpit, jam i gatshëm të udhëheq si president