​Ndeshje interesante në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së tretë të edicionit 2025/26, ku katër duele do të luhen njëkohësisht nga ora 16:30.

Përballjet janë këto:

  • Drenica – Prishtina e Re
  • Ferizaj – Ballkani
  • Gjilani – Prishtina
  • Malisheva – Dukagjini

Skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme në këtë fillim kampionati, ku çdo rezultat mund të ndikojë në renditje dhe objektivat e tyre për sezonin aktual.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e kësaj xhiroje, Llapi – Drita, do të zhvillohet të hënën. /KosovaPress/

Read Previous

KF “Vëllaznimi” përballet sot me FC “Prizrenin”

Read Next

Albulena Haxhiu: Sot mund të jetë seanca e fundit