Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas institutit, vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në zona të kufizuara parashihen stuhi me breshër. Kjo situatë meteorologjike bën që parametri i erës të jetë më i fuqishëm në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C. /KosovaPress/

Read Previous

Delegacioni gjerman i zjarrfikësve viziton zjarrfikësit e Gjakovës, premtohet bashkëpunim

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur