​Juventusi nuk heq dorë nga Edon Zhegrova

Objektivi i Juventusit, Edon Zhegrova, ka pëlqyer një postim në rrjetet sociale nga Kenan Yildiz, ndërsa Bianconerët kanë pyetur për Lucas Beraldo gjatë bisedimeve për Randal Kolo Muani me PSG-në, raporton “Gazzetta”.

Juventusi ka bërë vetëm dy nënshkrime gjatë verës dhe drejtori Damien Comolli po punon për të sjellë më shumë fytyra të reja në stadiumin Allianz përpara se të përfundojë afati kalimtar më 1 shtator.

Sipas “Gazzetta-s”, Bianconerët kanë hetuar disponueshmërinë e qendërmbrojtësit të PSG-së, Beraldo, gjatë negociatave për Kolo Muani-n.

Juventusi është ende duke pritur ofertat e Crystal Palace dhe Sunderland për Lloyd Kelly , kështu që ata kanë synuar disa zëvendësime të mundshme.

Sipas Gazzetta-s, megjithatë, PSG është e hapur për shitjen e Beraldo-s vetëm në rast transferimi të përhershëm.

Juventusi po planifikon gjithashtu të marrë një përforcim në sulm, dhe Zhegrova i Lille është ndër opsionet e tyre kryesore.

Kontrata e anësorit skadon në qershor të vitit 2026, por Juventusi shpreson të sigurojë shërbimet e tij këtë javë.

Lojtari i Kosovës duket i etur për t’u transferuar në Torino, siç raportoi “Tuttosport” javën e kaluar, ai kishte një marrëveshje me Juventusin.

Për më tepër, siç raportohet nga “Gazzetta”, 26-vjeçari gjithashtu pëlqeu postimin e Yildiz në Instagram duke festuar fitoren 2-0 ndaj Parmës, gjë që sugjeron se ylli i Lille po i ndjek nga afër Bianconerët. /KosovaPress/

Read Previous

Spiropali uron homologun e saj në Kosovë

Read Next

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale