Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me informata që mund të çojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij. /GazetaSinjali/

Read Previous

Rio Ngumoha bëhet golashënuesi më i ri në histori të Liverpoolit

Read Next

​Chivu i kënaqur me startin e fuqishëm të Interit