Haziri: Situata në Kuvend është bërë e neveritshme, mungon vullneti politik 

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar ngecjet në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e quajtur situatën të “neveritshme”.

Sipas tij, mungesa e marrëveshjes politike dhe vullnetit të sinqertë janë arsyet pse institucionet ende nuk janë funksionalizuar.

“Është mungesë e një marrëveshje politike, kjo dëshmon që është edhe mungesë e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin, tashmë është bërë tepër e gjatë dhe e neveritshme, krejt duan Kuvend, krejt njerëzit po presin që të kalohet te çështja e Qeverisë, sepse vendi edhe pa Qeveri edhe pa Kuvend po vazhdon me jetu”, ka deklaruar Haziri për media.

Ai shtoi se vendimmarrja politike nuk duhet të bartet në institucione tjera, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Vendimet politike, vendimet që u takojnë politikanëve dhe njerëzve të zgjedhur nuk u takon me e delegu tek organet e tjera kushtetuese, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Remitancat nga diaspora kapin vlerën e 651 milionë eurove

Read Next

Haziri: Situata në Kuvend është bërë e neveritshme, mungon vullneti politik