Sot kujtojmë me nderim dhe krenari Elton Zherkën dhe Përmet Vulën, bijtë e Gjakovës që ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut.
Ata lanë pas familjen, ëndrrat dhe jetën e tyre, për t’i dhënë kombit shpresën dhe ardhmërinë që ne sot e gëzojmë. Gjaku i tyre u bë themel i lirisë sonë, ndërsa emrat e tyre janë gdhendur përgjithmonë në kujtesën dhe ndërgjegjen kombëtare.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve që me sakrificën e tyre ndriçuan rrugën e lirisë!