22 zjarre aktive në Kosovë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë gjashtë orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri në Kosovë, prej të cilave 22 mbeten aktive, ndërsa 15 janë shuar dhe 52 të lokalizuara.

Situata më e rënduar paraqitet në fshatin Kçiq i Vogël të komunës së Mitrovicës, ku është kërkuar ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës (PK).

Në operacionin e shuarjes së zjarreve në këtë zonë janë të angazhuara njësitë e zjarrfikësve nga: Mitrovica Jugore dhe Veriore, Zubin Potok, Prishtina, Vushtrria, Njësia Nacionale për shuarjen e zjarreve nga toka (GFFF)

“Komunikimi me Qendrat Operative Emergjente (QOE – 112) dhe Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit (NJPZSH) është duke u zhvilluar pandërprerë për të siguruar ndërhyrje efikase në të gjitha vatrat e zjarrit”./reporteri/

Read Previous

Maqedonci: Planifikohet fabrikë shtetërore ushtarake me investitorë amerikanë

Read Next

Mbahet edicioni i 8-të i konferencës së ambasadorëve të Kosovës