Vajza e Jakup Krasniqit me postim emocionues para protestës

Në prag të protestës së paralajmëruar për sot, Gresa Krasniqi – vajza e ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi – ka bërë një postim të fuqishëm dhe emocional në rrjetet sociale, përmes së cilit ka kritikuar heshtjen e shumëkujt përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.

Ajo thotë se për shkak të inateve personale dhe luftës politike, shumë persona nuk kanë treguar solidaritet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në paraburgim.

Postimi i plotë:

Koha nuk ndaloi, por as nuk do të na falë.

Sepse për shkak të injorancës, inateve personale dhe luftës politike, shumëkush zgjodhi heshtjen.

Disa premtuan uragan, por nuk shkruan asnjë gërmë për padrejtësinë ndaj bashkëluftëtarëve të tyre.

Shumë ish-të burgosur nuk vizituan kurrë ish-shokët e qelive.

Sot, më e pakta që mund të bëjnë, është të protestojnë e të kërkojnë drejtësi.

Sepse koha nuk fal. Dhe historia, padyshim, do të ju lë pas, në harresën e saj.

Ashtu siç disa harruan luftën tonë të shenjtë, sepse interesi personal errësoi interesin kombëtar.

E kuptoj heshtjen e atyre që nuk sakrifikuan asnjë sekondë të jetës për liri.

Por heshtja e atyre që dikur ëndërruan lirinë me pranga në duar, është e pafalshme. /GazetaSinjali/

May be an image of text

Read Previous

Eksportet e Kosovës nga sot përballen me tarifë amerikane

Read Next

OVL-UÇK publikon pamje nga lufta: “UÇK-ja është lavdi, jo aktakuzë”