Murati: Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të 2025-tës ka shënuar rekord prej 10.7 miliardë eurove

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, thotë se qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar rekord prej 10.7 miliardë eurove, e që sipas tij kjo paraqet rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Reporteri.net.

Murati tutje thumbon mediat, duke thënë se “këto shifra zyrtare janë dëshmia më e mirë që demanton pretendimet e pavërteta të cilat shpesh na bjen t’i dëgjojmë nga disa portale e studio televizive”.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se si Qeveri janë përkujdesur të rritin mbështetjen për bizneset.

Postimi i tij i plotë:

Qarkullimi i bizneseve për 6 muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar rekord prej 💶 10.7 miliardë eurove.
Kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

Si Qeveri jemi përkujdesur që të rrisim mbështetjen për bizneset duke:

– Përmirësuar qasjen në financa përmes rritjes së kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore

– Subvencionuar punësimin e të rinjve përmes Superpuna

– Subvencionuar kreditë investive

– Rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë

– Rritur fuqinë blerëse të familjeve përmes rritjes së pagave, pensioneve, e shtesave për fëmijë

– Paguar me kohë dhe pa vonesa faturat e detyrime ndaj bizneseve.

Këto shifra zyrtare janë dëshmia më e mirë që demanton pretendimet e pavërteta të cilat shpesh na bjen t’i dëgjojmë nga disa portale e studio televizive./reporteri/

Read Previous

Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë

Read Next

Presidentja Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-së