Kënaçet e pijes energjike amerikane aksidentalisht mbushen me vodka dhe shpërndahen

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar konsumuesit e pijes energjike Celsius që të kontrollojnë kënaçet pasi disa aksidentalisht janë mbushur me vodka.

Gabimi u bë pasi një furnizues i paketimit gabimisht u dërgoi kënaçet e Celsiusit kompanisë së vodkas “High Noon”, e cila i mbushi më pas me alkool.

Nuk është raportuar ende për ndonjë rast të hasur.

Produktet ishin dërguar në Florida, Neë York, Ohio, Virginia dhe Wisconsin mes 21 dhe 23 korrikut.

Konsumatorët udhëzohen që të derdhin lëngjet brenda këtyre kënaçeve të përziera dhe në asnjë rast të mos i konsumojnë./koha.net/

Read Previous

Chelsea dhe Bayer Leverkuseni rivalizojnë Milanin për Ardon Jasharin

Read Next

​Apeli liron policët e përfshirë në rastin Agon Zejnullahu