Marcus Rashford zbulon arsyen pse zgjodhi Barcelonën

Në një deklaratë të fundit, sulmuesi anglez ka treguar pse zgjodhi pikërisht kalimin te Barcelona.

“Se jam te Barça, kjo është edhe për shkak të Hansi Flick. Ai ka dëshmuar se është një nga trajnerët më të mirë dhe kjo më ka bindur shumë,” ka thënë Rashford.

“Ai udhëhoqi një ekip të ri drejt një sezoni kaq të suksesshëm dhe është rikthyer në parasezon duke dëshiruar edhe më shumë,” ka shtuar sulmuesi anglez, duke theksuar entuziazmin dhe ambicien e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Ky bashkim midis Rashford dhe Flick pritet të jetë një lajm i madh për tifozët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që bashkëpunimi mes tyre të sjellë sukses dhe rikthimin e madh në majat e futbollit europian.

Pas shumë viteve në Manchester United, Rashford duket gati për një sfidë të re dhe me një trajner që i ka besuar dhe i ka dhënë mbështetje, ai ka plot arsye të besojë se karriera e tij mund të marrë një tjetër drejtim triumfues në La Liga. /Albanianpost.com

Read Previous

Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes ndaj nxehtësisë

Read Next

Kosova Cyber Team përfaqëson vendin në garën më të madhe evropiane të sigurisë kibernetike