Pas humbjes befasuese në Gjakovë nga Mabetex Prishtina, Liburn mposhti mbrëmë në Prishtinë në ndeshjen derbi të javës së gjashtëmbëdhjetë të Superligës së Kosovës në Futsal klubin Prishtina 01 me rezultat 1-5.
Në pjesën e parë të dyja ekipet treguan lojë të mirë dhe e mbyllën me barazim këtë pjesë të lojës.
Ndërsa në pjesën e dytë u kuqezinjët u anaghuan më tepër. Edhe pse me mungesa lojtarët e Liburnit treguan një ndeshje të shkëlqyer ku realizuan fitore të merituar.
Golat për Liburnin i realizuan:Selmanaj,Qerimi,Cholas,Porritas dhe portjeri nga goli në gol Ramadani. Liburni pas kësaj fitore ka 36 pikë të tubuara dhe pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me 1 pikë më pak se klubi Mabetex Prishtina.
Deri më tani gjakovarët kanë shënuar 12 fitore,0 barazime dhe 2 humbje me golëvarazh 96-46 me plus 50 gola dallim.Kanë e mbetur edhe dy takime deri në fund të kampionatit të rregullt.Ndërsa javen e ardhshme Liburni mirëpret në Gjakovë klubin Malisheva.