Serwer: FSK ndoshta shumë shpejt, do ketë përgjegjësi të mëdha

Njohësi i politikave në Ballkan, Daniel Serwer ka dhënë një vlerësim mbi zhvillimet në rajon.

Ai u shpreh se aktualisht Kosova qëndron mirë sa i përket situatës së sigurisë.

”Kosova është mirë për tani”, thotë ai.

”Por, nuk e di sa më gjatë do të dëshirojnë Shtetet e Bashkuara të mbajnë praninë e trupave të saj”.

Lidhur me deklarimet e presidentit amerikan, se në Kosovë, së fundi u ndalua një përshkallëzim, profesori i ”Johns Hopkins”, u shpreh se FSK do të ketë shumë shpejt obligime shtesë në menaxhimin e sigurisë.

”Ka shumë probleme më të mëdha në botë”.

”FSK një ditë, ndoshta shumë shpejt, do të ketë përgjegjësi të mëdha”, ka deklaruar ai për klankosova.

Sipas tij megjithëse Kosova mbetet një prioritet për aleatët ndërkombëtarë, interesat e mëdha të SHBA-së mund të ndikojnë në angazhimin e mëtejshëm të trupave amerikane në rajon./reporteri/

Read Previous

Gjenerali gjerman: Rusia po planifikon të lëshojë mijëra dronë njëherësh në Ukrainë

Read Next

Sot hidhet shorti për edicionin e ri të garave në futboll