Osmani pret në takim Prattipatin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka biseduar për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, raporto Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë takim u diskutua për vizitën e fundit të Osmanit në SHBA dhe takimet që ajo pati me zyrtarë të lartë të Administratës Trump, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Amerikës.

“Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në takim, sipas Presidencës, është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë hapat drejt konstituimit të Kuvendit pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për çështjet e sigurisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

GTA VI mund të fitojë 7,6 miliardë dollarë për vetëm 60 ditë

Read Next

Trump thotë se Coca-Cola do të ndryshojë përbërësin kryesor