Yulia Svyrydenko kryeministrja e re e Ukrainës

Yulia Svyrydenko, një ekonomiste 39-vjeçare dhe ish-zëvendëskryeministre, është konfirmuar zyrtarisht nga parlamenti ukrainas si kryeministrja e re, pas emërimit të saj nga Volodymyr Zelensky, sipas medias lokale.

Svyrydenko luajti një rol vendimtar në negociatat e Kievit me Shtetet e Bashkuara që çuan në marrëveshjen e shfrytëzimit të mineraleve.

Ajo zëvendëson Denys Shmyhal, i cili mbajti postin për pesë vjet, mandati më i gjatë në historinë e Ukrainës.

Kryeministri në largim tani do të bëhet ministër i Mbrojtjes, duke zëvendësuar Rustem Umerov, i cili thuhet se mund të jetë ambasadori i ri ukrainas në Shtetet e Bashkuara. /ATSH-ANSA/

Read Previous

KDI pas dështimit të 48-të: Kur t’ju bohet boll kallzoni

Read Next

Albulena Haxhiu: Gjykata Supreme shtoi diçka që nuk ekziston në ligjin për qeverinë