Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

Prokuroria Speciale e ka theksuar se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

“Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit. Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Vazhdon periudha për verifikimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit

Read Next

Senati e miraton shkurtimin e 9 miliardë dollarëve për ndihmat amerikane në botë