24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës kanë sjellë një sërë incidentesh serioze, përfshirë një kanosje me armë automatike, arrestime për posedim të substancave narkotike dhe një rast të vjedhjes së kasafortës në Rahovec.
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rahovec / 14.07.2025 – 09:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri me qëllim të frikësimit të ankuesit mashkull kosovar. Është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK/47 me një karikator me 10 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE ·
Gjakovë / 17.07.2025 – 20:40.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 21 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 4.05 substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë / 17.07.2025 – 20:40.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 0.94 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË
Rahovec / 13-14.07.2025 – 23:00-04:00.
Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur një kasafortë. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.