Triumfi i Sinner dhe Swiatek në Wimbledon, ja si ndryshon renditja pas grand slam-it

Pas përfundimit të grand slam të Wimbledon është përpiluar edhe renditja e re e tenistëve. Jannik Sinner dhe Aryna Sabalenka vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në kategoritë përkatëse.

Italiani, fitues të dielën në Londër, thellon edhe më shumë diferencën me Carlos Alcaraz, i dyti. Gati 4500 pikë është diferenca mes tyre, por tani nis “malorja” për Sinner, që i duhet të mbrojë pikët e fituara vjet.

Në podium ndodhet edhe gjermani Alexander Zverev (i treti), ndërkohë që mes pesë më të mirëve janë edhe amerikani Taylor Fritz e britaniku Jack Draper. Ruan vendin e gjashtë serbi Novak Djokovic.

Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka vijon të jetë e shkëputur ndjeshëm nga rivalet, me mbi 4500 pikë ndaj amerikanes Coco Gauff. Në vendin e tretë ngjitet Iga Swiatek, polakja që doli fituese në Wimbledon.

Në “top-5” edhe Jessica Pegula e Amerikës dhe rusja Mirra Andreeva, ende një adoleshente. Fiton 5 pozicione tenistja tjetër amerikane Amanda Anisimova, finaliste në turneun londinez. /Telesport.al/

“Top-5”-Meshkuj

  1. Jannik Sinner, 12.030 pikë
    2. Carlos Alcaraz, 8,600 pikë
    3. Alexander Zverev, 6,030 pikë
    4. Taylor Fritz, 5,035 pikë
    5. Jack Draper, 4,650 pikë

“Top-5”-Femra

  1. Aryna Sabalenka, 12,420 pikë
    2. Coco Gauff, 7,669 pikë
    3. Iga Swiatek, 6,813 pikë
    4.. Jessica Pegula, 6,423 pikë
    5. Mirra Andreeva, 5,163 pikë

Read Previous

Trump: Shpresojmë që këtë javë të arrijmë armëpushimin në Gaza

Read Next

VIDEO | Ngjarje e pazakontë, një Toyota shkrihet nga vapa