Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit është e dakorduar me unanimitet mes Vetëvendosjes, Guxo-s dhe Alternativës.
Murati akuzoi partitë e tjera për shkelje të Kushtetutës, pasi po refuzojnë të marrin pjesë në votimin përmes komisionit për votim të fshehtë.
“Pse vinë nëse nuk votojnë dhe e shkelin Kushtetutën?”, u shpreh Murati.