Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi për takimin me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Brendan Hanrahan, Zyrtar të Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe diskutuam fushat për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër tema të tjera kyçe”, shkroi ai në “X”.

GazetaSinjali/

Read Previous

Sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike

Read Next

Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka