Policia e Kosovës ka njoftuar për dy incidente kriminale të ndodhura në komunën e Gjakovës gjatë datës 11 korrik 2025, të cilat lidhen me dhunën në familje dhe mbajtjen e armës pa leje.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 11.07.2025 – NN. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete motër e vëlla. E dyshuara më pas kishte thyer xhami e veturës së vëllait të saj dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Jahoc, Gjakovë 11.07.2025 – 11:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte publikuar foto me armë zjarri. Arma e zjarri është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë për bashkëpunim nga qytetarët për të parandaluar dhe raportuar veprimet e kundërligjshme, duke garantuar se rastet e tilla do të trajtohen me seriozitet dhe në përputhje me ligjin. /tvsyrivision/