Rritet bilanci i tragjedisë në Teksas

Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi 172 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas përmbytjeve shkatërruese që goditën kodrat e Teksasit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende përgjatë lumit Guadalupe. Nga viktimat, 87 raportohen vetëm në Qarkun Kerr, thanë zyrtarët amerikanë.

Një kamp veror i krishterë vetëm për vajza i vendosur përgjatë lumit në Hunt të Teksasit, konfirmoi se të paktën 27 kampiste dhe punonjës humbën jetën nga vërshimet e ujit.

Të paktën pesë kampistë janë ende të zhdukur, së bashku me një punonjëse mbikëqyrëse.

Policia e Qarkut Kerr tha se qindra punonjës shpëtimi po punonin ende në operacionet përgjatë lumit Guadalupe.

Read Previous

Qeveria në detyrë ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Read Next

PDK, LDK dhe AAK të vendosura kundër votimit të fshehtë