Kevin Durant zyrtarisht ka hyrë në botën e futbollit

Credit: Getty Images

Javët e fundit, ylli i basketbollit të NBA-së, Kevin Durant njoftoi se kishte blerë një pakicë aksionesh te Paris Saint-Germain përmes kompanisë së tij të medias dhe investimeve “Boardroom”.

Siç u njoftua nga vetë klubi parizien, si pjesë e këtij bashkëpunimi, “Boardroom” dhe “Qatar Sports Investments” (kompania e udhëhequr nga Nasser Al Khelaifi që zotëron PSG-në dhe është e lidhur me fondin sovran të Katarit) do të punojnë së bashku në një gamë të gjerë iniciativash tregtare, investimi dhe përmbajtjeje.

Nga ana e tij, Durant do ta mbështesë klubin në diversifikimin dhe rritjen e tij të vazhdueshme në sport dhe biznes, duke përfshirë edhe bashkë-zhvillimin e përmbajtjes origjinale të mallrave dhe medias: këshillimin mbi strategjinë e klubit për tregjet amerikane dhe tregjet e tjera ndërkombëtare; mbështetjen e iniciativës PSG për Komunitetet (fondacioni bamirës dhe krahu i mbledhjes së fondeve i Klubit); dhe këshillimin mbi strategjinë shumësportive të Paris Saint-Germain, duke përfshirë projektet e mundshme në basketboll.

Por sa shpenzoi Durant për të blerë aksionet e PSG-së? Shifrat dalin nga dokumentet e raportuara “Calcio e Finanza”.

Sa i përket përqindjes së aksioneve të fituara nga lojtari i NBA-së (i transferuar së fundmi te Houston Rockets), aksioni është i barabartë me afërsisht 1.6% të kapitalit aksionar të Paris Saint-Germain-it.

Vlerësimi i përgjithshëm i klubit është vendosur në afërsisht 3 miliardë euro. /Albanianpost.com

Read Previous

Deliu-Kodra: Për gati pesë muaj po mbahet e bllokuar Kosova

Read Next

UNESCO përballë 32 nominimeve për trashëgimi botërore