Hamilton kritikon Ferrarin: Strategjia në Silverstone na kushtoi 3-4 pozicione

Gara e zhvilluar të dielën në pistën e Silverstone ishte një shans i mirë për Ferrari për të fituar apo ngjitur në podium, por nuk ndodhi asnjë nga këto. Lewis Hamilton u rendit i katërti, ndërsa Charles Leclerc në vendin e 14-të.

Në një fundjavë ku për shkak të kushteve atmosferike situata ishte shpesh kaotike, “kokëkuqja” nuk arriti dot të përfitojë. Duke folur për garën e shtëpisë, Hamilton tha: “Ishte një garë e vështirë që në fillimin e saj”.

“Na mungon stabiliteti, veçanërisht në kthesat e ngadalta. Makina rrëshqet, nuk kthehet. Mundohem të ndryshoj diçka me levat, por është shumë e komplikuar”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.

“Gjithashtu humbëm tre ose katër pozicione vetëm në strategji, shpresojmë për një rezultat më të mirë në garën tjetër”, tha Hamilton.

“Gjëja pozitive këtë fundjavë janë testet. Në sipërfaqe të thata ekuilibri është i mire. Jemi shumë të fortë në kualifikime me drejtimin që kemi zgjedhur dhe madje edhe nga një garë si kjo mund të marrësh shumë tregues“, u shpreh britaniku. /Telesport.al/

Read Previous

Kërkohet nga MPB-ja zgjidhje urgjente për kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë

Read Next

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot