Java e skuadrave kosovare në Evropë

Skuadra e futbollit kosovar, ato që siguruan pozitat e nevojshme në renditjen tabelare do të nisin aventurën e tyre këtë javë në garat evropiane, raporton KosovaPress.

Këtë edicion, Kosova do të përfaqësohet me katër skuadra në garat evropiane, Drita, Malisheva dhe Prishtina.

Drita si kampione e Kosovës do të luajnë në kualifikimet për në Ligën e Kampionë, aty ku do të ballafaqohet ta martën me skuadrën nga Luksemburgu, Deiiferdange, ndeshje kjo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në anën tjetër, Prishtina si fituese e Kupës së Kosovës do të luajë kundër së Sheriff Tiraspol në kuadër të kualifikimeve për në Europa League.

Kurse Malisheva, skuadër e cila përfundoi si e trata në tabel do të luajë në Ligën e Konferencës, aty ku të enjten e pret në “Fadil Vokrri” skuadrën islandeze, Vikingur.

KosovaPress

Read Previous

Bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit përfundojnë pa marrëveshje

Read Next

Kina kufizon blerjet e pajisjeve mjekësore nga BE-ja pas masave të Brukselit