Bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit kanë nisur të vijnë në Kosovë për pushimet verore, duke sjellë një rritje të lehtë të qarkullimit në pikat kufitare, shkruan Gazeta Sinjali.
Megjithatë, sipas të dhënave nga Qendra për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Brendshme, mëngjesin e së dielës nuk është raportuar për ndonjë fluks të madh në kufi. Rreth orës 07:02, pritjet për hyrje dhe dalje në të gjitha pikat kufitare ishin vetëm nga 3 deri në 5 minuta.
Aktualisht nuk ka kolona të paraqitura, por autoritetet presin shtim gradual të qarkullimit në ditët në vijim, me intensifikimin e ardhjes së mërgimtarëve.