Reali i bashkohet Parisit në gjysmëfinale

Skuadra e Real Madridit do të përballet me Paris Saint-Germainin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. 

Reali të shtunën mbrëma e ka eliminuar Borussia Dortmundin në çerekfinale duke e mposhtur me rezultatin 3:2. 

Parisi po ashtu të shtunën e mposhti Bayern Munchenin me rezultatin 2:0. 

Gonzalo Garcia e shënoi golin e parë në minutën e dhjetë. Dhjetë minuta më pas, Fran Garcia, realizoi për 2:0. 

Maximilian Beier e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 93-të. Por reagimi i madrilenëve ishte i shpejtë. Një minutë më pas, Kylian Mbappe, shënoi për 3:1. 

Dortmundi u përgjigj shpejt duke e ngushtuar sërish rezultatin. Tre minuta më pas, Serhou Guirassy, shënoi për 3:2 nga penalltia. Por goli i tij në fund nuk mjaftoi që t’ia rrezikonte fitoren Realit. 

Gjysmëfinalja tjetër e Botërorit të Klubeve është ndërmjet Chelseat dhe Fluminenses. 

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube janë të martën e të mërkurën e javës së ardhshme. Finalja është më 13 korrik në New York./koha.net

Read Previous

Policia: Kërcënimi për bombë në Kuvend dyshohet se erdhi nga një numër prej Serbisë

Read Next

Shpresë për armëpushim në Gaza