Kuvendi i Kosovës mbetet në bllokadë

Janë bërë 41 herë që deputetët kanë dështuar ta përmbyllin seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Në sallë kanë qenë 99 deputetë, për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhje të kryeparlamentarit kanë votuar 54 deputetë, kundër asnjë dhe asnjë kundër. 

Seanca e radhës është caktuar për të shtunën në orën 11:00.

Me gjithë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i ka obliguar deputetët që brenda 30 ditësh të gjejnë zgjidhje për zgjedhjen e kryeparlamentarit, përfaqësues të partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë nuk i kanë ndryshuar qëndrimet. 

Seanca është shoqëruar me polemika mes kryesuesit, Avni Dehari, dhe përfaqësuesve të partive opozitare, të cilët në foltore nuk kanë propozuar emra për Komisionin për votim të fshehtë për zgjedhje të kryeparlamentarit porse i kanë kërkuar atij që “të ndalojë me shkelje kushtetuese”.

Gjykata Kushtetuese i ka obliguar deputetët me aktgjykim që brenda 30 ditësh t’i japin zgjidhje konstituimit të Kuvendit. /Koha.net/

Read Previous

Costa: Rusia nuk ka ndërmend të negociojë paqen me Ukrainën

Read Next

Rekord vizitorësh në Parkun Kombëtar të Butrintit