Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:30.
Në rend të ditës së këtij takimi do të jenë disa pika që kryesisht kanë të bëjnë me organizmin e zgjedhjeve lokale.
Këto janë të gjitha pikat e ditës:
“Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesë për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Zveçan
4.1.2. Këshilli për Personel
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për rekrutim të stafit shtesë për organizim të Zgjedhjeve Lokale 2025
4.1.3. Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i Kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025
– Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2025 në komunat Rahovec, Zubin Potok, Zveqan dhe Partesh”.